Botë

Mbahet Kuvendi i Rregullt i Shoqatës Sportive të Policisë së Kosovës Shoqata Sportive e Policisë së Kosovës (SHSPK) k…

27.12.2025. 2 min čitanja

Mbahet Kuvendi i Rregullt i Shoqatës Sportive të Policisë së Kosovës

Shoqata Sportive e Policisë së Kosovës (SHSPK) ka mbajtur Kuvendin e saj të Rregullt, organin më të lartë vendimmarrës të shoqatës, ku u diskutuan arritjet, sfidat dhe planet për zhvillimin e aktiviteteve sportive në kuadër të Policisë së Kosovës.

Në punimet e Kuvendit mori pjesë dhe mbajti fjalë rasti Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, i cili falënderoi organet udhëheqëse të SHSPK-së, anëtarët e Kuvendit dhe drejtuesit e klubeve sportive për angazhimin, profesionalizmin dhe rezultatet e arritura gjatë vitit 2025.

Gjatë adresimit të tij, drejtori Hoxha theksoi se sporti përbën një komponent të rëndësishëm në zhvillimin fizik dhe profesional të zyrtarëve policorë, duke inkurajuar vazhdimin e punës dhe përkushtimit në të gjitha disiplinat sportive, me synimin për arritjen e sukseseve të reja.

Punimet e Kuvendit vijuan sipas rendit të ditës, ku u shqyrtua raporti i punës dhe aktivitetet e realizuara gjatë vitit 2025, u identifikuan dhe analizuan sfidat kryesore, si dhe u planifikuan aktivitetet dhe objektivat për vitin 2026.

Gjatë Kuvendit u pasqyruan sukseset e arritura në tetë disiplina sportive, përfshirë futbollin, basketbollin (femra dhe meshkuj), volejbollin, karatenë, shahut, xhudon, atletikën dhe qitjen.

Po ashtu, u prezantuan objektivat për themelimin e klubeve të reja sportive në disiplinat e automobilizmit dhe çiklizmit.

Në përmbyllje të punimeve, Kuvendi miratoi konkluzionet dhe përcaktoi objektiva të qarta strategjike për zhvillimin e mëtejmë të Shoqatës Sportive të Policisë së Kosovës.

Original Facebook objava