MBAHET DUAJA E HATMES NË XHAMINË E BELLOBRADIT Sot, më 26 dhjetor 2025, në xhaminë e fshatit Bellobrad është mbajtur…
MBAHET DUAJA E HATMES NË XHAMINË E BELLOBRADIT
Sot, më 26 dhjetor 2025, në xhaminë e fshatit Bellobrad është mbajtur ceremonia e hatmes me nxënësit e mësim-besimit.
Gjatë këtij aktiviteti fetar dhe edukativ, 15 nxënës lexuan pjesë nga Kurani Famëlartë, duke përmbyllur me sukses mësimin e tyre.
Të pranishëm ishin Sekretari i KBI Dragash, Nail ef. Halimi, referenti për çështje fetare Osman ef. Mehmeti, si dhe hoxhallarë të tjerë, të cilët nderuan këtë ngjarje të rëndësishme.
Këshilli i Bashkësisë Islame – Dragash shprehu falënderim të veçantë për imamin e xhamisë, Mensur ef. Batjari, për angazhimin në edukimin fetar të nxënësve, si dhe për mualimen Shkodrane Mustafa, për kontributin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.
“Lusim Allahun e Madhëruar që ta pranojë këtë hatme, t’i shpërblejë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit e tyre, dhe të dhurojë begati për mbarë komunitetin,” thuhet në njoftimin e Bashkësisë Islame – Dragash.
|Dragash Info|






