MBAHET AKSIONI VJETOR I DHURIMIT VULLNETAR TË GJAKUT NË DRAGASH Në ambientet e Hotel “Meka” në Dragash është mbajtur…
MBAHET AKSIONI VJETOR I DHURIMIT VULLNETAR TË GJAKUT NË DRAGASH
Në ambientet e Hotel “Meka” në Dragash është mbajtur aksioni vjetor i dhurimit vullnetar të gjakut, një aktivitet humanitar që tashmë prej disa vitesh organizohet rregullisht dhe ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në sigurimin e gjakut për pacientët në nevojë.
Ky aksion ka mbledhur qytetarë të shumtë vullnetarë, të cilët përmes një gjesti fisnik kanë dëshmuar solidaritet dhe humanizëm, duke ndihmuar drejtpërdrejt sistemin shëndetësor dhe personat që kanë nevojë për transfuzion gjaku.
Organizimi i vazhdueshëm i këtij aksioni ka ndikuar në rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e dhurimit të gjakut dhe ka forcuar kulturën e vullnetarizmit në komunën e Dragashit.
Motoja e këtij aktiviteti mbetet: “Dhuro gjak, shpëto jetë!” 🩸
— Dragash Info





