Maturantët e Shkollës “Ruzhdi Berisha” vizituan Kolegjin AAB Nxënësit e Shkollës së Mesme të Lartë “Ruzhdi Berisha” r…
Maturantët e Shkollës “Ruzhdi Berisha” vizituan Kolegjin AAB
Nxënësit e Shkollës së Mesme të Lartë “Ruzhdi Berisha” realizuan një vizitë studimore në hapësirat e Kolegjit AAB, ku patën mundësinë të njihen nga afër me ambientet akademike, laboratorët modernë, klasat simulative dhe kushtet që ofron AAB për zhvillim profesional dhe studim.
Kjo vizitë kishte një rëndësi të veçantë orientuese për maturantët, duke i ndihmuar ata të krijojnë një pasqyrë më të qartë mbi studimet universitare dhe mundësitë që mund të ofrohen pas përfundimit të arsimit të mesëm.
Drejtoria e Shkollës së Mesme të Lartë “Ruzhdi Berisha” shpreh falënderime të veçanta për Kolegjit AAB për mikpritjen dhe bashkëpunimin e treguar gjatë vizitës.
— Dragash Info












