Maqedonci priti komandantë të lartë të NATO-s dhe KFOR-it, diskutohen çështjet e sigurisë dhe zhvillimi i FSK-së Mini…
Maqedonci priti komandantë të lartë të NATO-s dhe KFOR-it, diskutohen çështjet e sigurisë dhe zhvillimi i FSK-së
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti sot në takim komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO, admiral George M. Wikoff, si dhe komandantin e KFOR, gjeneralmajor Özkan Ulutaş.
Gjatë takimit u diskutua për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë dhe në rajon, procesin e zhvillimit dhe avancimit të Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), si dhe bashkëpunimin dhe koordinimin e vazhdueshëm me KFOR-in.
Palët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe strukturave të NATO-s, me qëllim të ruajtjes së stabilitetit, paqes dhe sigurisë për të gjithë qytetarët.
— Dragash Info



