Sport

“Makazze” shpallet kampion i ESL Pro League në Counter-Strike

15.03.2026. 1 min čitanja

E jashtëzakonshme: Drin “Makazze” Shaqiri shpallet kampion i ESL Pro League në Counter-Strike Lojtari shqiptar i e-sporteve Drin Shaqiri, i njohur me nofkën “Makazze”, ka shkruar histori duke u shpallur kampion i ESL Pro League në lojën Counter-Strike 2. Ekipi i tij Natus Vincere arriti fitore bindëse në finalen e madhe ndaj ekipit Aurora Gaming me rezultatin 3:1. “Makazze” ishte ndër lojtarët më të spikatur të ndeshjes finale, duke bërë paraqitje të jashtëzakonshme dhe duke kontribuar fuqishëm në triumfin e ekipit të tij. Me këtë sukses, Drin Shaqiri bëhet shqiptari i parë në histori që shpallet kampion në ESL në Counter-Strike, duke shënuar një moment historik për komunitetin shqiptar të e-sporteve. — Dragash Info