Qendrore

LVV shpenzoi mbi 4.5 milionë euro gjatë vitit 2025, mbi 120 mijë euro për reklama në media

16.03.2026. 2 min čitanja

LVV shpenzoi mbi 4.5 milionë euro gjatë vitit 2025, mbi 120 mijë euro për reklama në mediawidth= width= width= Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar gjithsej 4 milionë e 509 mijë euro gjatë vitit 2025, duke u bërë partia me shpenzimet më të mëdha në vend për këtë periudhë. Sipas të dhënave financiare, kjo shumë është pothuajse trefish më e lartë krahasuar me vitin 2024, kur kjo parti kishte shpenzuar rreth 1 milionë e 805 mijë euro. Në krahasim me partitë tjera politike në Kosovë, shpenzimet e LVV-së janë dukshëm më të larta. Partia Demokratike e Kosovës gjatë vitit 2025 ka shpenzuar 2 milionë e 166 mijë euro, Lidhja Demokratike e Kosovës 1 milionë e 335 mijë euro, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka raportuar shpenzime prej 531 mijë euro. Nga raporti financiar rezulton se në fund të vitit LVV ka dalë edhe me deficit prej 2 milionë e 323 mijë euro. Partia kishte 2 milionë e 185 mijë euro të hyra, ndërsa shpenzimet arritën në 4 milionë e 509 mijë euro. Sa i përket kategorive të shpenzimeve: 929 mijë euro janë shpenzuar për paga dhe kompensime, 132 mijë euro për transport, 297 mijë euro për reklama, reprezentacion dhe konferenca. Një pjesë e konsiderueshme e buxhetit është shpenzuar edhe për reklama në media. Sipas të dhënave: 95 mijë euro janë paguar për Koha Group, 13 mijë euro për Kosovanews, 11 mijë e 530 euro për Radio Televizioni i Kosovës, 5 mijë euro për portalin Telegrafi. Gjithashtu, pagesë nga LVV gjatë vitit 2025 ka marrë edhe kompania e sondazheve UBO Consulting, e cila ka përfituar 25 mijë euro për shërbimet e saj, ndonëse në të kaluarën ishte kritikuar publikisht nga kryeministri Albin Kurti pas publikimit të disa sondazheve zgjedhore. — Dragash Info 📰