Botë

LVV shënon fitore historike në nivel vendi dhe në Komunën e Sharrit Lëvizja VETËVENDOSJE!

09.01.2026. 2 min čitanja

LVV shënon fitore historike në nivel vendi dhe në Komunën e Sharrit

Lëvizja VETËVENDOSJE! ka shënuar një fitore të jashtëzakonshme në zgjedhjet e fundit, duke thyer rekorde si në nivel vendi ashtu edhe në Komunën e Sharrit.

Në nivel të Republikës, Lëvizja ka fituar 486,994 vota, që përbëjnë 51.11% të votave totale, duke konfirmuar mbështetjen e gjerë qytetare dhe besimin ndaj qeverisjes së saj.

Ndërkohë, në Komunën e Sharrit, Lëvizja VETËVENDOSJE! ka arritur rezultatin më të lartë ndonjëherë, me 5,256 vota apo 39.17%, një sukses historik për këtë qendër dhe një dëshmi e angazhimit të madh të qytetarëve të kësaj ane.

Qendra e Lëvizjes në Sharr ka falënderuar qytetarët, bashkëatdhetarët, aktivistët, aktivistet, mbështetësit dhe simpatizantët për kontributin e tyre vendimtar në këtë fitore, duke theksuar se falë këtij angazhimi Republika e Kosovës do të vazhdojë edhe për një mandat katërvjeçar me një qeverisje të drejtë dhe të ndershme, e fokusuar në qytetarin dhe zhvillimin e barabartë për të gjithë.

LVV Qendra Sharr ka ritheksuar përkushtimin për të qenë pranë qytetarëve dhe për të çuar përpara politikat që sjellin drejtësi, barazi dhe mirëqenie për secilin.

— Dragash Info

Original Facebook objava