Qendrore

Lushtaku mbyll dy ambulanca ilegale në Skenderaj: “Ajo që kemi gjetur është e papranueshme”

10.04.2026. 2 min čitanja

Lushtaku mbyll dy ambulanca ilegale në Skenderaj: “Ajo që kemi gjetur është e papranueshme” width= width= width= width= width= width= width= width= width= width= width= width= width= Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka njoftuar se janë mbyllur dy ambulanca të mjekësisë familjare që operonin ilegalisht në këtë komunë. Sipas tij, ambulancat në Banjë dhe Syriganë funksiononin jashtë sistemit shëndetësor të Republika e Kosovës, nën menaxhimin e strukturave paralele serbe. Lushtaku bëri të ditur se pas verifikimeve në terren, është konstatuar një gjendje shqetësuese, ku janë gjetur medikamente pa banderola dhe me afat të skaduar, si dhe përdorim i vulave dhe recetave mjekësore pa prezencën e mjekut. “Ajo që kemi gjetur është e papranueshme. Këto veprime, përveçse përbëjnë shkelje ligjore, paraqesin rrezik të drejtpërdrejtë për jetën dhe shëndetin e qytetarëve”, ka deklaruar Lushtaku. Ai theksoi se janë ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore dhe janë njoftuar institucionet përkatëse, përfshirë Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale. Sipas tij, këto ambulanca mund të rifillojnë punën vetëm nëse integrohen plotësisht në sistemin shëndetësor të Kosovës dhe respektojnë ligjet dhe kushtetutën e vendit. — Dragash Info