Lokale

Lumi i Opojës po mbytet nga mbeturinat

21.03.2026. 2 min čitanja

Lumi i Opojës po mbytet nga mbeturinatwidth= width= width= width= width= width= width= width= width= width= width= width= width= width= width= width= width= width= Shkruan: Historiani Muharrem Qafleshi Një ndër pasuritë më të rëndësishme natyrore të Opojës, lumi kryesor i kësaj treve, po përballet me një ndotje të rëndë dhe alarmante. Ditë më parë, historiani Muharrem Qafleshi ngriti shqetësimin për gjendjen e brigjeve të lumit, ku në mënyrë të papërgjegjshme hidhen mbeturina të ndryshme, përfshirë qese plastike dhe mbetje të ngurta. Në vazhdim të këtij shqetësimi, ai sjell në vëmendje një segment prej rreth 100 metrash, i cili mjafton për të pasqyruar gjendjen reale të gjithë rrjedhës së lumit – nga burimi e deri në derdhjen e tij në lumin Drin. Sipas tij, brigjet e lumit janë shndërruar në hapësira të ndotura, ku mbeturinat hidhen pa asnjë kontroll, duke e degraduar rëndë një pasuri natyrore me vlera të mëdha për zonën. Qafleshi thekson se përgjegjësia për këtë gjendje bie mbi dy faktorë kryesorë: individët e papërgjegjshëm që hedhin mbeturina, si dhe disa pronarë tokash pranë lumit, të cilët lejojnë apo nxisin hedhjen e dheut dhe mbetjeve për të zgjeruar sipërfaqet e tyre. Ai paralajmëron se ndërhyrjet e tilla janë të dëmshme dhe shpesh kthehen në pasoja për vetë banorët, pasi rrjedha e ujit nuk mund të ndalet dhe gjithmonë gjen rrugën e saj natyrore. Pavarësisht vendosjes së shenjave ndaluese në disa zona, një pjesë e qytetarëve vazhdojnë të mos i respektojnë ato, duke përkeqësuar edhe më tej situatën. Në fund, historiani Qafleshi bën thirrje për ndërgjegjësim të përgjithshëm, duke theksuar se mbrojtja e mjedisit është përgjegjësi e përbashkët dhe se neglizhenca e sotme mund të sjellë pasoja të pariparueshme në të ardhmen. — Dragash Info