LRF Prizren mbajti Kuvendin Zgjedhor, Mirsad Çollaku nominohet unanimisht për Komitetin Ekzekutiv të FFK-së Prizren —…
LRF Prizren mbajti Kuvendin Zgjedhor, Mirsad Çollaku nominohet unanimisht për Komitetin Ekzekutiv të FFK-së
Prizren — Lidhja Rajonale e Futbollit e Prizrenit" ka zhvilluar këtë të enjte punimet e Kuvendit të Rregullt Zgjedhor, ku kanë marrë pjesë 19 delegatë nga gjithsej 24 sa i ka ky kuvend.
Vendimi për mbajtjen e kuvendit është marrë nga Bordi i LRF Prizrenit në mbledhjen e mbajtur më 12 dhjetor 2025, në përputhshmëri të plotë me statutin e Federata e Futbollit e Kosovës". Në të njëjtën mbledhje është marrë edhe vendimi për shpalljen e zgjedhjeve për anëtar të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së nga radhët e LRF Prizrenit.
Një nga pikat kryesore të rendit të ditës ishte harmonizimi i statutit të Lidhjes Rajonale me statutin e FFK-së, si dhe zgjedhja e kandidatit të propozuar për anëtar të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së.
Delegatët e pranishëm të LRF Prizrenit propozuan Mirsad Çollaku" si përfaqësues të regjionit të Prizrenit në Komitetin Ekzekutiv të FFK-së. Kjo kandidaturë u mbështet unanimisht nga të gjithë delegatët e pranishëm në kuvend.
Me marrjen e besimit për një mandat tjetër si i nominuar nga LRF e Prizrenit, Çollaku u zotua se do të përfaqësojë denjësisht interesat e klubeve dhe shkollave të futbollit në instancën më të lartë ekzekutive të FFK-së.
“Ju falënderoj për besimin e dhënë dhe për bashkëpunimin gjatë gjithë kësaj periudhe. Zotohem se interesat e klubeve dhe shkollave të futbollit do t’i përfaqësoj denjësisht dhe në koordinim të plotë me secilin nga ju në instancën më të lartë vendimmarrëse të FFK-së. Së bashku do të punojmë drejt projekteve zhvillimore për futbollin në regjionin tonë,” ka deklaruar Çollaku.
— Dragash Info



