Botë

Loren A.

21.01.2026. 2 min čitanja

Loren A. Sadikaj fiton garat komunale të Fizikës, përfaqëson shkollën në Olimpiadën Shtetërore

Nxënësi i ShFMU “Sezai Surroi” nga Bellobrad, Loren Artan Sadikaj, është shpallur fitues i garave komunale të Fizikës, duke dëshmuar njohuri të thella shkencore, përkushtim dhe aftësi të larta konkurruese.

Ky sukses i rëndësishëm i ka hapur rrugën Lorenit që të përfaqësojë shkollën e tij në nivele më të larta shtetërore, përkatësisht në Olimpiadën e Fizikës, ku do të garojë me nxënësit më të dalluar nga mbarë vendi.

Drejtoria e ShFMU “Sezai Surroi” ka shprehur mbështetje të plotë dhe të vazhdueshme për nxënësin, duke theksuar se Loreni do të ketë përkrahje institucionale në çdo fazë të këtij rrugëtimi akademik, në mënyrë që të ndjehet i sigurt dhe i motivuar drejt arritjeve të reja.

Nga shkolla i kanë uruar shëndet të plotë dhe shumë suksese në garat e ardhshme, duke e cilësuar Loren Sadikajn si krenari të institucionit arsimor, si dhe shembull frymëzues për bashkëmoshatarët e tij, se puna, dija dhe përkushtimi shpërblehen.

— Dragash Info

Original Facebook objava