Botë

Lojtarët e K.SH.

08.02.2026. 1 min čitanja

Lojtarët e K.SH. Sharrri kualifikohen në 1/8 e finales së Kupës Individuale të Kosovës

Lojtarët e klubit sportiv K.SH. Sharrri po shënojnë paraqitje të suksesshme në Kupën Individuale të Kosovës, duke siguruar kualifikimin në fazën 1/8 e finales.

Në këtë garë prestigjioze po përfaqësojnë klubin dhe rajonin me dinjitet sportistët Besnik Aliu, Nuridin Hyseni dhe Leart Hulaj, të cilët me përkushtim dhe rezultate pozitive kanë arritur të kalojnë rundet paraprake.

Ky sukses është dëshmi e punës serioze dhe potencialit që ka K.SH. Sharrri, si dhe motiv shtesë për vazhdimin e garave me synime edhe më të larta.

Urime sportistëve dhe stafit të klubit, me dëshirë për suksese të mëtejshme në vazhdim të garës.

— Dragash Info

Original Facebook objava