Limaj nuk arrin të përmbysë rezultatin në Malishevë, VV-ja del e para Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj…
Limaj nuk arrin të përmbysë rezultatin në Malishevë, VV-ja del e para
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, nuk ka arritur të sigurojë rezultat fitues as në komunën e Malishevës, e cila tradicionalisht konsiderohet bastion i kësaj partie.
Sipas rezultateve të fundit zgjedhore, Nisma Socialdemokrate nuk ka arritur të kalojë pragun zgjedhor në nivel vendi, ndërsa edhe në Malishevë ka dalë në vendin e dytë.
Në këtë komunë, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 37.38 për qind të votave, apo 9.862 vota. Nisma ka siguruar 31.22 për qind, respektivisht 8.237 vota, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është renditur e treta me 18.15 për qind të votave.
Rezultati shënon një ndryshim të dukshëm të balancës politike në Malishevë, duke treguar rënie të mbështetjes për Nismën edhe në komunën që për vite është konsideruar baza e saj kryesore elektorale.