Qendrore

Letër e hapur nga deputeti Agim Bahtiri për Familjen Jashari: “Kosova ka nevojë për një Jashar në Presidencë”

27.03.2026. 2 min čitanja

Letër e hapur nga deputeti Agim Bahtiri për Familjen Jashari: “Kosova ka nevojë për një Jashar në Presidencë” width= Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Agim Bahtiri, i është drejtuar me një letër të hapur trashëgimtarëve të familjes Jashari, duke theksuar rëndësinë e rolit të tyre në ruajtjen e unitetit dhe dinjitetit kombëtar. Në letër, Bahtiri nënvizon se Kosova po përballet me sfida të mëdha politike dhe kushtetuese që nga fillimi i vitit 2025, duke përfshirë vakumin presidencial, presionet diplomatike, pasigurinë ekonomike dhe polarizimin politik. “Familja Jashari nuk është thjesht një emër; është institucioni i moralit, i sakrificës dhe i unitetit shqiptar. Prandaj, sot i bëj thirrje: Kosovës i duhet një Jashar në krye të shtetit, një figurë që i bashkon njerëzit dhe i rikthen dinjitetin Presidencës,” shkruan Bahtiri. Deputeti shton se një kandidat nga Familja Jashari do të ishte simboli më i qartë i besës dhe qëndresës, si dhe garancia më e madhe për stabilitet dhe besueshmëri ndaj partnerëve ndërkombëtarë. Letra e plotë për familjen Jashari është një apel i hapur për të kontribuar në zgjidhjen e ngërçit politik dhe për të ofruar një alternativë të besueshme për Presidencën e Republikës së Kosovës. — Dragash Info