Lendrit Ilijazi nuk do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Lendrit Ilijazi nuk do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Ai ka njoftuar përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ja postimi i plotë:
Të nderuar miq,
Gjatë ditëve të fundit kam pranuar shumë mesazhe nga ju, me pyetjen nëse do të jem kandidat për deputet në këto zgjedhje. Dua t’ju njoftoj publikisht se këtë herë NUK do të jem pjesë e garës zgjedhore.
Faleminderit kryetareve Donika Gërvalla dhe Faton Peci, kryesisë së Partisë Guxo dhe gjithë ekipit për besimin dhe mbështetjen që më ofruan për të qenë pjesë e listës. Megjithatë, nuk kam mundësi të angazhohem në këtë proces si kandidat.
Pavarësisht kësaj, angazhimi im për fitoren e madhe të 28 dhjetorit do të jetë edhe më i madh, madje më i fuqishëm sesa po të isha vetë në garë. Besimi, mbështetja dhe energjia juaj janë motivimi im kryesor.
Shihemi në fitore!