LDK – Dega në Dragash nis agjendën e tubimeve elektorale për zgjedhjet e 28 dhjetorit Dega e Lidhjes Demokratike të K…
LDK – Dega në Dragash nis agjendën e tubimeve elektorale për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Dragash ka njoftuar fillimin e agjendës së tubimeve elektorale në kuadër të fushatës për Zgjedhjet Parlamentare të 28 Dhjetorit.
Sipas njoftimit, tubimet do të mbahen nëpër vendbanime të ndryshme të komunës, ku do të bëhet prezantimi i kandidatëve për deputetë nga Dega e LDK-së në Dragash. Në të gjitha tubimet pritet të marrë pjesë edhe kryetari i Degës dhe njëherit kryetar i Komunës së Dragashit, Dr. Bexhet Xheladini.
LDK Dragash do të prezantojë kandidatët për deputetë:
– Samidin Xheladini (nr. 94)
– Zeni Krasniqi (nr. 95)
– Esra Myrtezani (nr. 96)
Nga kjo degë kanë ftuar qytetarët të marrin pjesë në tubimet e radhës, duke theksuar rëndësinë e angazhimit qytetar në procesin zgjedhor.
LDK në këto zgjedhje garon me numrin 123.