Lamine Yamal reagon ndaj thirrjeve raciste në stadium: Jam mysliman, Elhamdulilah
Lamine Yamal reagon ndaj thirrjeve raciste në stadium: Jam mysliman, Elhamdulilah
Ylli i FC Barcelona dhe përfaqësues i Kombëtares së Spanjës, Lamine Yamal, ka reaguar ashpër pas thirrjeve raciste të dëgjuara nga një pjesë e tifozëve spanjollë gjatë një ndeshjeje. Sipas raportimeve, në stadium është dëgjuar brohoritja “kush nuk kërcen është mysliman”, një slogan që ka nxitur reagimin e menjëhershëm të futbollistit të ri. Në deklaratën e tij, Yamal theksoi krenarinë për besimin e tij, duke u shprehur: “Jam mysliman, Elhamdulilah”. Ai shtoi se edhe pse thirrja mund të mos ketë qenë e drejtuar personalisht ndaj tij, përdorimi i fesë në mënyrë tallëse është i papranueshëm dhe mungesë respekti. “E di që ishte drejtuar ekipit rival dhe nuk ishte diçka kundër meje – por si mysliman, nuk pushon së qeni mungesë respekti dhe diçka e patolerueshme”, deklaroi ai. Futbollisti kritikoi ashpër sjellje të tilla, duke theksuar se përdorimi i fesë si shaka në stadium i bën tifozët të duken “injorantë dhe racistë”. Në fund, Yamal theksoi se futbolli duhet të jetë një hapësirë për argëtim dhe bashkim, jo për përçarje dhe ofendime mbi baza fetare apo identitare. “Futbolli është për ta shijuar dhe për të brohoritur, jo për të mos respektuar njerëzit për atë që janë ose për atë që besojnë”, përfundoi ai, duke falënderuar tifozët që e mbështesin dhe duke paralajmëruar fokusin për garat e ardhshme. — Dragash Info