Botë

LAGJJA ‘TERZIMAHALLA’ NË PRIZREN GATI 24 ORË PA ENERGJI ELEKTRIKE Lagjja Terzimahalla në Prizren është gati 24 orë pa…

11.01.2026. 1 min čitanja

LAGJJA ‘TERZIMAHALLA’ NË PRIZREN GATI 24 ORË PA ENERGJI ELEKTRIKE

Lagjja Terzimahalla në Prizren është gati 24 orë pa furnizim me energji elektrike, kanë njoftuar qytetarët për redaksinë e Dragash Info.

Sipas mesazheve të dërguara nga banorët, mungesa e rrymës po u shkakton vështirësi të mëdha në jetën e përditshme, duke ndikuar në ngrohje, ndriçim dhe funksionimin e pajisjeve elektrike. Qytetarët shprehen të shqetësuar pasi ende nuk kanë marrë një njoftim zyrtar lidhur me arsyen e ndërprerjes apo kohën e rikthimit të energjisë.

Ata u bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse dhe ekipeve të terrenit që të ndërhyjnë sa më shpejt dhe të rikthejnë furnizimin me energji elektrike për banorët e kësaj lagjeje.

— Dragash Info

Original Facebook objava