Botë

Kuvendi i LDK-së vendos: Lumir Abdixhiku mbetet kryetar i partisë Ka përfunduar procesi i votimit të fshehtë në Kuven…

31.01.2026. 1 min čitanja

Kuvendi i LDK-së vendos: Lumir Abdixhiku mbetet kryetar i partisë

Ka përfunduar procesi i votimit të fshehtë në Kuvendin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku delegatët janë thirrur të shprehen lidhur me ofrimin e dorëheqjes së kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku.

Sipas burimeve të Periskopit, shumica e delegatëve të pranishëm kanë votuar kundër dorëheqjes, duke i dhënë kështu mbështetje të vazhdueshme kryetarit aktual të LDK-së.

Votimi është zhvilluar në mënyrë të fshehtë, ndërsa rezultati konfirmon që Abdixhiku do të vazhdojë të ushtrojë funksionin e kryetarit të partisë edhe në mandatin në vijim.

Vendimi i Kuvendit shihet si një mesazh i qartë për unitet dhe vazhdimësi brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, në një periudhë të rëndësishme për zhvillimet politike në vend.

— Dragash Info

Original Facebook objava