Botë

Kuvendi i Komunës së Dragashit mbajti mbledhjen e parë të rregullt për vitin 2026 Nën udhëheqjen e kryesuesit Resul F…

27.01.2026. 2 min čitanja

Kuvendi i Komunës së Dragashit mbajti mbledhjen e parë të rregullt për vitin 2026

Nën udhëheqjen e kryesuesit Resul Fetahu, Kuvendi i Komunës së Dragashit ka mbajtur sot Mbledhjen I (të parë) të rregullt për vitin 2026.

Fillimisht, rendi i ditës me tetë pika të parapara u plotësua me tri pika shtesë, me rekomandim të Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) dhe me propozim të disa asambleistëve, duke e çuar numrin e përgjithshëm të pikave në njëmbëdhjetë.

Në kuadër të kësaj mbledhjeje, Kuvendi procedoi me dhënien e betimit për anëtarët e zëvendësuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Sami Mejzini, Pajtesa Berisha dhe Dzumida Maznikar. Po ashtu, u miratuan procesverbalet nga seanca inauguruese dhe seanca e parë e vitit 2025.

Gjatë mbledhjes u shqyrtuan dhe u miratuan me shumicë votash edhe pikat e tjera të rendit të ditës, përfshirë Raportin Financiar për periudhën Tetor–Dhjetor 2025, Raportin e Punës së Kuvendit për vitin 2025 dhe Planin e Punës për vitin 2026, si dhe Raportin vjetor të KKSB-së për periudhën Janar–Dhjetor 2025.

Po ashtu, Kuvendi miratoi vendimet për themelimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, themelimin e Komisionit për shqyrtimin e problemeve të furnizimit me energji elektrike, si dhe anulimin e Vendimit për miratimin e Listës së Përgjithshme dhe Listës së Veçantë të pronave të paluajtshme të Komunës së Dragashit.

Ndërkaq, pika e dhjetë e rendit të ditës, që kishte të bënte me themelimin e Komisionit për hetimin e procedurave të tenderimit për tenderin e mirëmbajtjes së automjeteve zyrtare, nuk arriti të marrë numrin e mjaftueshëm të votave të asambleistëve dhe rrjedhimisht nuk u miratua.

Në pikën eventuale, asambleistët parashtruan pyetje lidhur me punën e ekzekutivit komunal, të cilave iu përgjigj kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini.

— Dragash Info

Original Facebook objava