Botë

Kusari-Lila: Lajmi për takime të fshehta mes Bislimit dhe Gjuriqit është i rremë Kryetarja e partisë “Alternativa”, M…

06.01.2026. 2 min čitanja

Kusari-Lila: Lajmi për takime të fshehta mes Bislimit dhe Gjuriqit është i rremë

Kryetarja e partisë “Alternativa”, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar duke e cilësuar si lajm të rremë raportimin e gazetës zvicerane Neue Zürcher Zeitung (NZZ), ku pretendohej për takime të fshehta të zhvilluara në Solothurn të Zvicrës, në të cilat përmendeshin zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, dhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq.

Përmes një reagimi publik, Kusari-Lila ka thënë se bëhet fjalë për dezinformim, duke kritikuar përhapjen e këtij raportimi edhe nga disa platforma mediatike në Kosovë.

“Lajm i rremë në NZZ, lajm i rremë në disa platforma kosovare. Zelli për shpërndarjen e lajmeve të rreme mbetet i njëjtë, përkundër fakteve të qarta që e demantojnë plotësisht këtë narrativë. Kjo nuk është gazetari, është papërgjegjësi”, ka shkruar ajo.

Ajo ka theksuar se pretendimet për takime të fshehta nuk kanë asnjë bazë faktike dhe se publikime të tilla dëmtojnë besueshmërinë e informimit publik.

— Dragash Info

Original Facebook objava