Botë

Kurti vlerëson ish-kryetarin e Prizrenit, Eqrem Kryeziun: Në kohë të vështira ishte ndër figurat kryesore Kryeministr…

27.12.2025. 2 min čitanja

Kurti vlerëson ish-kryetarin e Prizrenit, Eqrem Kryeziun: Në kohë të vështira ishte ndër figurat kryesore

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar ish-kryetarin e Komunës së Prizrenit, Eqrem Kryeziun, duke vlerësuar lart kontributin e tij shumëvjeçar për qytetin e Prizrenit dhe për Kosovën.

Gjatë kësaj vizite, Kurti ka theksuar se Kryeziu ka qenë gjithmonë në shërbim të Prizrenit, duke luajtur rol të rëndësishëm politik dhe qytetar, veçanërisht në periudha të vështira për vendin. Sipas tij, ish-kryetari i Prizrenit ka qenë ndër figurat kyçe që ka dhënë kontribut të vazhdueshëm për zhvillimin dhe qëndrueshmërinë institucionale.

“Kënaqësi të ndajmë disa momente bashkë për të diskutuar çka ka qenë dhe si është sot Kosova. Me shëndet ishte i fortë, mendjen e kishte të kthjelltë, ndërsa mendimet lucide si ngahera”, ka shkruar Kurti pas takimit.

Kryeministri në detyrë e ka falënderuar Eqrem Kryeziun për angazhimin dhe përkushtimin e tij të pandërprerë ndër vite, duke theksuar rëndësinë e figurave që kanë kontribuar në ndërtimin e institucioneve dhe jetës publike në Kosovë.

Original Facebook objava