Botë

Kurti thyen rekordin e vet – arrin mbi 342 mijë vota Numërimi i votave në Kosovë po vazhdon, ndërsa deri më tani janë…

02.01.2026. 1 min čitanja

Kurti thyen rekordin e vet – arrin mbi 342 mijë vota

Numërimi i votave në Kosovë po vazhdon, ndërsa deri më tani janë numëruar mbi 97 për qind e votave të përgjithshme.

Sipas rezultateve preliminare, Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thyer rekordin e tij personal për numrin e votave të fituara në zgjedhje.

Kurti ka siguruar deri tani rreth 342 mijë vota, duke u bërë sërish politiku më i votuar në historinë e zgjedhjeve në Kosovë.

Ky rezultat tejkalon rekordin e mëparshëm të tij, të arritur në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, kur Kurti kishte marrë 337 mijë e 491 vota.

Me vazhdimin e procesit të numërimit, pritet që shifrat të pësojnë ndryshime të vogla, megjithatë rekordi i ri i Kurtit tashmë konsiderohet i pakapërcyeshëm.

Original Facebook objava