Botë

Kurti: Manipuluesit e votës nuk kanë amnisti, hetimet duhet të shkojnë deri në fund Kryeministri në detyrë i Republik…

24.01.2026. 2 min čitanja

Kurti: Manipuluesit e votës nuk kanë amnisti, hetimet duhet të shkojnë deri në fund

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me dyshimet për manipulime votash brenda subjekteve politike, duke theksuar se komisionerët dhe individët që janë përfshirë në mënyrë klandestine në këto veprime nuk do të kenë asnjë lloj amnistie.

Kurti ka inkurajuar institucionet përgjegjëse që hetimet të zhvillohen deri në fund, me qëllim të zbardhjes së plotë të rasteve dhe ndëshkimit të përgjegjësve.

Ai ka theksuar se Lëvizja VETËVENDOSJE! ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë gardiane e ruajtjes së vullnetit politik të qytetarëve, të shprehur përmes votës së lirë në kutitë e votimit.

Sipas Kurtit, Republika e Kosovës përbën shembull të demokracisë në rajon dhe të proceseve të rregullta zgjedhore, ndërsa adresimi i dyshimeve për manipulime përmes ligjit dhe llogaridhënies është i domosdoshëm për ruajtjen e integritetit të procesit zgjedhor.

“Vullneti i qytetarëve është i shenjtë, vota është e lirë dhe kjo do të garantohet deri në fund.

Dyshimet duhet të hetohen, manipuluesit duhet të ndëshkohen dhe këto raste nuk duhet të na shfaqen kurrë më në të ardhmen”, ka shkruar Kurti.

— Dragash Info

Original Facebook objava