Kurti: Humbja e Asllan Musliut, plagë e rëndë për familjen dhe shoqërinë
Kurti: Humbja e Asllan Musliut, plagë e rëndë për familjen dhe shoqërinë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka realizuar një vizitë ngushëllimi në Prizren tek familja e veteranit të Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Asllan Musliu, i cili humbi jetën tragjikisht në vendin e punës në Vjenë. Me këtë rast, Kurti theksoi se humbja e tij përbën një plagë të rëndë jo vetëm për familjen, por edhe për gjithë shoqërinë. Ai shprehu ngushëllimet më të sinqerta për familjarët, miqtë dhe bashkëluftëtarët e të ndjerit, duke vlerësuar kontributin dhe sakrificën e tij gjatë luftës për liri. — Dragash Info