Botë

Kurseni energji në orët e pikut – për stabilitet më të mirë dhe fatura më të ulëta💡 Sipas njoftimeve të Operatorit të…

22.12.2025. 2 min čitanja

Kurseni energji në orët e pikut – për stabilitet më të mirë dhe fatura më të ulëta💡

Sipas njoftimeve të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT), sistemi elektroenergjetik po përballet me ngarkesa të rritura, veçanërisht gjatë intervaleve kohore: 09:00–12:00, 16:00–20:00, 22:00–23:00.

Kjo situatë kërkon bashkëpunim nga të gjithë konsumatorët për të ulur konsumin dhe për të ndihmuar në ruajtjen e stabilitetit të furnizimit. Masa të thjeshta të ndërmarra nga secili prej nesh mund të kenë efekt të madh në sistemin elektroenergjetik, duke kontribuar në stabilitet më të mirë për të gjithë.

Njëkohësisht, kursimi i energjisë ndikon drejtpërdrejt edhe në fatura më të ulëta, veçanërisht gjatë sezonit të dimrit kur përdorimi për ngrohje me energji elektrike rritet.

Si mund të ndihmoni sistemin dhe të ulni faturat tuaja:
• Shmangni përdorimin e pajisjeve me konsum të lartë gjatë orëve të pikut (p.sh. kaldaja elektrike, kondicioner, bojler, lavatriçe dhe tharëse rrobash).
• Mos i ndizni njëkohësisht pajisjet që shpenzojnë shumë – ndani përdorimin e tyre me radhë.
• Zhvendosni punët shtëpiake që shpenzojnë shumë energji (larja e rrobave/enëve, tharja, hekurosja) jashtë orareve të pikut.
• Mbani ngrohjen stabile dhe të moderuar (p.sh. 20–21°C), mos e ngritni temperaturën në maksimum gjatë pikut.
• Fikni dritat e panevojshme dhe hiqni pajisjet nga standby kur nuk përdoren.

Original Facebook objava