Kujtim Gashi do të vazhdojë si deputet në Kuvendin e Kosovës Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi, ka fit…
Kujtim Gashi do të vazhdojë si deputet në Kuvendin e Kosovës
Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi, ka fituar votat e nevojshme për të qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës dhe tashmë konfirmon se do të vazhdojë detyrën si deputet.
Gashi, i cili më parë ka shërbyer si Ministër i Kulturës, rikthehet në Grupin Parlamentar të PDK-së pas një mungese disa vjeçare. Ai ka bërë të ditur se angazhimi i tij parlamentar do të jetë prioritet, duke vazhduar punën në shërbim të qytetarëve.
Në mandatin e kaluar, Kujtim Gashi ka mbajtur postin e nënkryetarit të komunës së Prizrenit, gjatë udhëheqjes së kryetarit Shaqir Totaj.
Eksperienca e tij politike dhe angazhimi i gjatë në shërbim të komunitetit pritet të kontribuojë edhe në punën legjislative në Kuvend.
— Dragash Info