Botë

Kryeziu: 39 të arrestuar nën dyshimin për keqpërdorime në BKS, aksioni mbuloi të gjithë Kosovën Kryeprokurori i Proku…

08.01.2026. 1 min čitanja

Kryeziu: 39 të arrestuar nën dyshimin për keqpërdorime në BKS, aksioni mbuloi të gjithë Kosovën

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka njoftuar sot për një aksion të gjerë policor dhe prokurorial, i zhvilluar nën dyshimet për keqpërdorime në Byronë Kosovare të Sigurimeve (BKS).

Gjatë konferencës për media, Kryeziu bëri me dije se në aksion janë ndaluar 39 persona, ndërsa veprimet kanë përfshirë të gjithë territorin e Kosovës.

“Ka përfshirë qytete të ndryshme nga Prishtina në Prizren, nga Prizreni në Mitrovicë, nga Mitrovica në Pejë, Klinë, Obiliq, Rahovec, Gjilan, Ferizaj e deri në Dragash,” tha Kryeziu.

Prokurori theksoi se hetimet vazhdojnë dhe të gjithë të dyshuarit do të përballen me procedura ligjore përkatëse. Ky aksion është një hap i rëndësishëm drejt zbardhjes së rasteve të dyshuara për keqpërdorime dhe ruajtjes së integritetit të institucioneve shtetërore.

— Dragash Info

Original Facebook objava