Botë

Kryetari Xheladini priti përfaqësues të sindikatave të shëndetësisë Sot, në zyrën e Kryetarit të Komunës së Dragashit…

22.01.2026. 2 min čitanja

Kryetari Xheladini priti përfaqësues të sindikatave të shëndetësisë

Sot, në zyrën e Kryetarit të Komunës së Dragashit, z. Bexhet Xheladini, u zhvillua një takim pune me përfaqësues të sindikatave të shëndetësisë së Kosovës. Në takim morën pjesë z. Blerim Delia, nënkryetar i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Dr. Adem Bytyqi, kryetar i Sindikatës së Spitalit Rajonal të Prizrenit, dhe z. Elvir Krasniqi, kryetar i Sindikatës së Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Dragash.

Gjatë diskutimeve u trajtuan çështje me rëndësi për sektorin shëndetësor, duke përfshirë sfidat aktuale me të cilat përballen punëtorët shëndetësorë, si dhe mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Komunës dhe sindikatave për përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Dragashit.

Kryetari Xheladini theksoi angazhimin e komunës për të mbështetur profesionistët shëndetësorë dhe për të siguruar një mjedis pune të përshtatshëm, në shërbim të nevojave të komunitetit.

— Dragash Info

Original Facebook objava