Kryetari Xheladini priti në takim drejtorin e Zyrës Rajonale të AKP-së në Prizren Kryetari i Komunës së Dragashit, Be…
Kryetari Xheladini priti në takim drejtorin e Zyrës Rajonale të AKP-së në Prizren
Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka pritur sot në takim Drejtorin e Zyrës Rajonale të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) në Prizren, z. Drilon Bytyqi, i shoqëruar nga zyrtari ligjor, z. Fahridin Purova.
Gjatë takimit u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, si dhe për çështje me rëndësi që lidhen me pronat në territorin e Komunës së Dragashit. Palët u dakorduan që ky bashkëpunim të intensifikohet edhe më tej dhe që së shpejti të formalizohet përmes një marrëveshjeje të shkruar.
Kryetari Xheladini theksoi se Komuna e Dragashit mbetet e përkushtuar në ndërtimin e partneriteteve të qëndrueshme institucionale, në funksion të interesit publik dhe zhvillimit të qëndrueshëm lokal.
— Dragash Info



