Kryetari Xheladini mbajti Takimin e dytë publik me qytetarë për vitin 2025 Kryetari i Komunës së Dragashit, z.
Kryetari Xheladini mbajti Takimin e dytë publik me qytetarë për vitin 2025
Kryetari i Komunës së Dragashit, z. Bexhet Xheladini, ka mbajtur sot Takimin e dytë publik me qytetarë për vitin 2025.
Gjatë këtij takimi, kryetari Xheladini prezantoi në detaje aktivitetet e qeverisjes lokale të realizuara gjatë vitit 2025, duke përfshirë investimet kapitale, subvencionet në fushën e kulturës, bujqësisë, shëndetësisë, si dhe sektorë të tjerë me rëndësi për komunën.
Pas prezantimit, qytetarët e pranishëm patën mundësinë të parashtrojnë pyetjet, kërkesat dhe shqetësimet e tyre, të cilat u adresuan nga kryetari dhe zyrtarët komunalë.
Në përmbyllje të takimit, kryetari Xheladini falënderoi të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen dhe angazhimin, duke u uruar një fundvit të mbarë dhe të suksesshëm.









