KRYETARI XHELADINI DËRGON TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR VIKTIMËN NGA RESTELICA Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xhe…
KRYETARI XHELADINI DËRGON TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR VIKTIMËN NGA RESTELICA
Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka dërguar një telegram ngushëllimi pas ngjarjes së rëndë që ka ndodhur në fshatin Restelicë, ku si pasojë ka humbur jetën një grua 60-vjeçare nga familja Boza.
Në telegramin e tij, kryetari Xheladini shpreh pikëllimin e thellë për këtë tragjedi dhe, në emrin e tij personal si dhe në emër të qytetarëve të Komunës së Dragashit, u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Boza dhe të gjithë të afërmve të tyre.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në fshatin Restelicë. Në këto momente të vështira, jemi pranë familjes Boza dhe ndajmë dhimbjen me ta”, thuhet në telegram.
Po ashtu, kryetari Xheladini ka lutur Zotin e Madhërishëm që ta mëshirojë të ndjerën dhe familjarëve t’u japë forcë e durim për ta përballuar këtë humbje të rëndë.
— Dragash Info