Botë

Kryetari Xheladini: Aktivizohet Shtabi Emergjent pas vërshimeve në Komunën e Dragashit Kryetari i Komunës së Dragashi…

08.01.2026. 2 min čitanja

Kryetari Xheladini: Aktivizohet Shtabi Emergjent pas vërshimeve në Komunën e Dragashit

Kryetari i Komunës së Dragashit, z. Bexhet Xheladini, ka njoftuar se sot është mbledhur Shtabi Emergjent për të diskutuar gjendjen e krijuar pas vërshimeve që kanë përfshirë disa vendbanime të komunës.

Sipas njoftimit, menjëherë pas përfundimit të mbledhjes, anëtarët të Shtabit Emergjent, inxhinierët e komunës, si dhe ekipet e zjarrfikësve kanë dalë në terren për të bërë vlerësimin fillestar të situatës dhe për të identifikuar mundësitë e ndërhyrjes emergjente.

Po ashtu, Komisioni Komunal për Vlerësimin e Dëmeve është në gjendje gatishmërie dhe, sipas kërkesave të qytetarëve, do të dalë në terren për të vlerësuar dëmet eventuale të shkaktuara nga vërshimet.

Kryetari Xheladini ka bërë të ditur se qytetarët e prekur nga vërshimet mund t’i drejtohen Komisionit Komunal për Vlerësimin e Dëmeve duke dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm si më poshtë:

Kërkesë me shkrim, e shoqëruar me fotografi me ngjyra
Kopje e letërnjoftimit
Konfirmim bankar

Kërkesat dorëzohen në Zyrën e Pritjes në Komunën e Dragashit, afati i fundit për aplikim është 14 janar 2026.

Tutje, kryetari ka theksuar se Komuna e Dragashit mbetet e përkushtuar për të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në mbështetje të banorëve të prekur nga kjo situatë.

Gjithashtu, është paralajmëruar se Shtabi Emergjent do të mbajë edhe një takim tjetër gjatë ditës së nesërme, ku do të jenë të pranishëm edhe disa anëtarë të Komisionit Republikan për Vlerësimin e Dëmeve.

— Dragash Info

Original Facebook objava