Botë

Kryetari Totaj takon Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, diskutohen mundësitë për zgjerim të bashkëpunimit Kryetari i Ko…

20.01.2026. 2 min čitanja

Kryetari Totaj takon Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, diskutohen mundësitë për zgjerim të bashkëpunimit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka zhvilluar sot një takim të rëndësishëm me Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Sh.T. Sabri Tunç Angılı, të cilin e cilësoi si mik personal dhe partner të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Gjatë takimit, Ambasadori Angılı fillimisht e uroi kryetarin Totaj për mandatin e tij të dytë, ndërsa në vijim të bisedës u rikonfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera të miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, me theks të veçantë në nivel lokal.

Palët diskutuan për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme, përfshirë ekonominë, kulturën dhe sportin, me synim përfitimin e drejtpërdrejtë të qytetarëve dhe nxitjen e zhvillimit të gjithanshëm të Komunës së Prizrenit.

Kryetari Totaj theksoi se ky takim është shembull i mirë se si përmes një qasjeje proaktive mund të rritet niveli i bashkëpunimit mes komuniteteve, si dhe të forcohet miqësia mes individëve, duke kontribuar në ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe afatgjata.

— Dragash Info

Original Facebook objava