Kryetari Totaj pret Koordinatorin e ri të OKB-së në Kosovë Kryetari i Komunës se Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur n…
Kryetari Totaj pret Koordinatorin e ri të OKB-së në Kosovë
Kryetari i Komunës se Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur në një takim kurtuazie Koordinatorin e ri për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Stephen O’Malley.
Gjatë takimit, kryetari Totaj theksoi se Prizren mbetet simbol i diversitetit në rajon, ku bashkëjetesa ndërmjet komuniteteve është e natyrshme dhe cilësore, duke përfaqësuar një model të bashkëjetesës dhe tolerancës.
Palët diskutuan për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Prizrenit dhe OKB-së, me fokus në avancimin e qëllimeve të përbashkëta për një shoqëri më të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme.
Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të partneritetit institucional dhe realizimit të projekteve që kontribuojnë në zhvillimin lokal dhe mirëqenien e qytetarëve.
— Dragash Info


