Botë

Kryetari i OVL-UÇK, dega Dragash, bën thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhje Kryetari i OVL-UÇK, dega në Dragash,…

27.12.2025. 2 min čitanja

Kryetari i OVL-UÇK, dega Dragash, bën thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhje

Kryetari i OVL-UÇK, dega në Dragash, Emri Neshati, ka bërë sot një thirrje të hapur për qytetarët e Kosovës për të dalë masivisht në votime. Ai theksoi se liria që populli ynë gëzon sot është fituar me sakrificë dhe gjak të bijve dhe bijave më të mira të këtij vendi.

“Votimi është një nga mënyrat më të rëndësishme për ta mbrojtur dhe forcuar shtetin tonë. Me dalje në zgjedhje nderojmë sakrificën e dëshmorëve dhe luftëtarëve të UÇK-së, duke treguar se dimë ta përdorim lirinë për të cilën u luftua”, tha Neshati.

Ai bëri thirrje që qytetarët të votojnë pa dallim bindjeje politike, duke theksuar se heshtja dhe mosdalja i dobësojnë institucionet dhe demokracinë e vendit.

“Le të tregojmë si popull shembull të qytetarisë, përgjegjësisë dhe respektit ndaj së kaluarës dhe së ardhmes sonë. Të dalim dhe të votojmë, për Kosovën, për demokracinë dhe për brezat që vijnë”, përfundoi kryetari i OVL-UÇK-së, dega Sharr.

Original Facebook objava