Botë

Kryetari i Komunës së Dragashit uron qytetarët për Vitin e Ri 2026 Me rastin e ndërrimit të moteve, Kryetari i Komunë…

31.12.2025. 2 min čitanja

Kryetari i Komunës së Dragashit uron qytetarët për Vitin e Ri 2026

Me rastin e ndërrimit të moteve, Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka përcjellë urimet e tij për Vitin e Ri 2026, duke u dëshiruar qytetarëve shëndet, paqe, mirëqenie dhe suksese për ta dhe familjet e tyre.

Në mesazhin e tij, Xheladini ka vlerësuar vitin që po përmbyllet si një vit të ngarkuar me angazhim dhe përgjegjësi, duke theksuar se gjatë tij qytetarët e Komunës së Dragashit janë thirrur katër herë në zgjedhje – dy herë për zgjedhjet lokale dhe dy herë për zgjedhjet në nivel qendror.

Sipas tij, kjo përbën dëshmi të pjekurisë demokratike, përgjegjësisë qytetare dhe përkushtimit të qytetarëve ndaj së ardhmes së komunës.

Kryetari Xheladini ka shprehur mirënjohje për besimin e dhënë nga qytetarët, duke theksuar se mandati i dytë për të është një obligim i madh moral dhe institucional për të vazhduar punën me përkushtim, ndershmëri dhe transparencë.

Ai ka theksuar se mandati i ri përbën një përgjegjësi shtesë për të vazhduar edhe më fuqishëm angazhimin në zhvillimin e komunës dhe krijimin e kushteve më të mira të jetesës për të gjithë qytetarët, pa dallim.

Në përmbyllje, Kryetari i Komunës së Dragashit ka uruar qytetarët:

“Gëzuar Vitin e Ri 2026! Le të jetë një vit i shpresës, punës së mbarë dhe sukseseve të përbashkëta.”

Original Facebook objava