Kryetari i Komunës së Dragashit takon drejtorët e shkollave, arsimi mbetet prioritet i qeverisjes lokale Kryetari i K…
Kryetari i Komunës së Dragashit takon drejtorët e shkollave, arsimi mbetet prioritet i qeverisjes lokale
Kryetari i Komunës së Dragashit ka zhvilluar sot një takim me drejtorët e shkollave të komunës, takim të cilin e ka cilësuar si një kënaqësi të veçantë. Me këtë rast, ai i ka falënderuar drejtorët për urimet e përzemërta me rastin e marrjes së mandatit të ri.
Kryetari theksoi se në katër vitet e ardhshme do të angazhohet me përkushtim edhe më të madh për mbështetjen e arsimit, duke e konsideruar atë një nga prioritetet kryesore të qeverisjes lokale. Ai nënvizoi rëndësinë e dialogut të hapur dhe bashkëpunimit konstruktiv me drejtorët e shkollave dhe stafin arsimor, me qëllim të përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë së arsimit në Komunën e Dragashit.