Botë

Kryetari i Komunës së Dragashit pret në takim Kryekonsullin e Turqisë në Prizren Kryetari i Komunës së Dragashit ka p…

17.12.2025. 1 min čitanja

Kryetari i Komunës së Dragashit pret në takim Kryekonsullin e Turqisë në Prizren

Kryetari i Komunës së Dragashit ka pritur sot në zyrën e tij Kryekonsullin e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Turqisë në Prizren, z. Fatih Topçu.

Gjatë takimit, kryetari e ka falënderuar Kryekonsullin për mbështetjen e vazhdueshme që Republika e Turqisë i ka dhënë Kosovës ndër vite, duke veçuar bashkëpunimin e mirë dhe të vazhdueshëm me Komunën e Dragashit.

Ai theksoi se takime të tilla janë dëshmi e përkushtimit të institucioneve lokale për forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ndërtimin e partneriteteve të reja, të cilat kontribuojnë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik, social dhe në mirëqenien e qytetarëve të Komunës së Dragashit.

Original Facebook objava