Botë

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, uron qytetarët për fillimin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit Me ra…

18.02.2026. 2 min čitanja

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, uron qytetarët për fillimin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit

Me rastin e fillimit të Muajit të Shenjtë të Ramazanit, Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë qytetarët e komunës, brenda dhe jashtë vendit.

Në urimin e tij drejtuar qytetarëve të Komunës së Dragashit, kudo që ndodhen në Kosovë dhe në mërgatë, ai thekson rëndësinë shpirtërore dhe shoqërore të këtij muaji të bekuar.

“Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, kam kënaqësinë dhe nderin që, në cilësinë e Kryetarit të Komunës, t’ju përcjell urimet më të sinqerta për agjërim të lehtë, shëndet, paqe dhe begati në familjet tuaja.
Ramazani është muaj i reflektimit, solidaritetit dhe afrimit mes njerëzve. Le të shërbejë ky muaj si një moment për më shumë mirëkuptim, dashuri dhe mbështetje për njëri-tjetrin.
Uroj që ky muaj i bekuar të sjellë pasuri në çdo sofër dhe të na gjejë gjithmonë të bashkuar për të mirën e komunës sonë.”

Kryetari Xheladini uroi që Muaji i Ramazanit të sjellë paqe, harmoni dhe unitet në çdo familje të Dragashit.

Gëzuar Muajin e Shenjtë të Ramazanit! 🌙

— Dragash Info

Original Facebook objava