Kryetari i Dragashit reagon ashpër ndaj ndërprerjeve të energjisë elektrike në natën e ndërrimit të motit Kryetari i…
Kryetari i Dragashit reagon ashpër ndaj ndërprerjeve të energjisë elektrike në natën e ndërrimit të motit
Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka reaguar publikisht lidhur me mungesën e energjisë elektrike në natën e ndërrimit të motit, duke e cilësuar këtë situatë si papërgjegjësi të plotë dhe të pafalshme ndaj qytetarëve.
Sipas tij, në një moment kur qytetarët presin funksionim normal të shërbimeve bazë, janë përballur me errësirë dhe neglizhencë totale nga institucionet përgjegjëse.
“Kjo është e papranueshme. Energjia elektrike nuk është luks, por nevojë themelore. Qeveria e Kosovës dhe KEDS duhet të mbajnë përgjegjësi të drejtpërdrejtë për këtë dështim,” ka deklaruar Xheladini.
Ai ka theksuar se arsyetimet nuk mjaftojnë më dhe se kërkohen veprime konkrete si dhe llogaridhënie institucionale për situata të tilla që po përsëriten.
Në fund të reagimit, kryetari i Dragashit ka dërguar një mesazh të qartë:
“Edhe Dragashi është Kosovë. Mos na konsideroni qytetarë të rendit të dytë.”
Reagimi i tij vjen pas ankesave të shumta të qytetarëve për ndërprerjet e energjisë elektrike, veçanërisht në momente të ndjeshme dhe festive.