Botë

KRYETARI I DRAGASHIT FALËNDERON QYTETARËT PËR KONTRIBUTIN VULLNETAR NË PASTRIMIN E BORËS Në emrin e tij personal dhe…

11.01.2026. 1 min čitanja

KRYETARI I DRAGASHIT FALËNDERON QYTETARËT PËR KONTRIBUTIN VULLNETAR NË PASTRIMIN E BORËS

Në emrin e tij personal dhe në emër të qytetarëve të Dragash, kryetari i Komuna e Dragashit, Bexhet Xheladini, ka shprehur falënderimin dhe mirënjohjen më të sinqertë për të gjithë individët që, krahas ekipeve zyrtare të borëpastrimit të komunës, po kontribuojnë në mënyrë vullnetare në pastrimin e rrugëve nga bora në fshatrat e tyre.

Sipas kryetarit, ky angazhim qytetar po lehtëson ndjeshëm qarkullimin, po rrit nivelin e sigurisë në rrugë dhe po u vjen në ndihmë banorëve në këto kushte të vështira atmosferike. Ai theksoi se solidariteti dhe përkushtimi i treguar nga qytetarët është shembull i mirë i bashkëpunimit dhe përgjegjësisë komunitare.

“Kontributi juaj është i çmuar dhe dëshmi e një fryme të lartë qytetare. Faleminderit për angazhimin dhe gatishmërinë për të ndihmuar njëri-tjetrin,” thuhet në mesazhin e falënderimit.

— Dragash Info

Original Facebook objava