Botë

Kryeprokurori i Prizrenit paralajmëron përgjegjësi penale për falsifikimin e rezultateve zgjedhore Kryeprokurori i Pr…

18.01.2026. 2 min čitanja

Kryeprokurori i Prizrenit paralajmëron përgjegjësi penale për falsifikimin e rezultateve zgjedhore

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka dërguar një mesazh të qartë lidhur me dyshimet për manipulim të procesit zgjedhor, duke theksuar se askush nuk do të mbetet pa u përballur me drejtësinë.

“Çdo person që ka vendosur nënshkrimin e tij duke falsifikuar rezultatet zgjedhore dhe duke ndryshuar vullnetin e qytetarit, nuk duhet të qëndrojë i qetë. Për këto veprime do të mbajë përgjegjësi të plota penale”, ka deklaruar Kryeziu.

Sipas tij, falsifikimi i rezultateve zgjedhore përbën shkelje të rëndë të ligjit dhe goditje direkte ndaj rendit demokratik dhe besimit të qytetarëve në institucionet shtetërore.
Prokuroria, ka theksuar ai, është e përkushtuar që çdo rast i dyshuar të trajtohet me seriozitet maksimal dhe në përputhje me ligjin.

Ky paralajmërim vjen në një kohë kur në opinionin publik po diskutohen parregullsi të shumta të evidentuara gjatë rinumërimit të votave në disa komuna, duke rritur presionin për hetime të thelluara dhe përgjegjësi individuale.

— Dragash Info

Original Facebook objava