Botë

Kreu i SBASHK kërkon shtyrjen e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë për shkak të të ftohtit Reshjet e shumta të shiut…

11.01.2026. 2 min čitanja

Kreu i SBASHK kërkon shtyrjen e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë për shkak të të ftohtit

Reshjet e shumta të shiut dhe përmbytjet në disa zona të Kosovës kanë ndikuar që fillimi i gjysmëvjetorit të dytë të shtyhet në një pjesë të shkollave. Ndërkohë, procesi mësimor pritet të rifillojë nesër në shumicën e institucioneve arsimore, përjashtuar komunat e Fushë Kosovës dhe Malishevës.

Lidhur me situatën aktuale, në emisionin Info Magazine në Klan Kosova ka folur kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës, Rrahman Jasharaj, i cili ka kërkuar që fillimi i mësimit të shtyhet edhe për disa ditë.

Sipas tij, temperaturat tejet të ulëta që priten ditëve në vijim dhe problemet me ngrohjen në disa shkolla paraqesin rrezik për mbarëvajtjen e procesit mësimor.

“Edhe unë besoj që drejtoritë arsimore, bashkë me drejtorët e shkollave, do ta analizojnë mirë situatën dhe mësimi do të fillojë atëherë kur duhet. Ka informacione se temperaturat do të shkojnë në shumë gradë nën zero dhe një pjesë e shkollave mund të ketë probleme shtesë me ngrohjen”, ka deklaruar Jasharaj.

Vendimi përfundimtar pritet të merret nga autoritetet komunale të arsimit, në koordinim me institucionet shkollore, duke vlerësuar kushtet reale në terren.

— Dragash Info

Original Facebook objava