Botë

Krasniqi: Hapja e Urës së Ibrit varet nga KFOR-i, jo nga institucionet e Kosovës Publicisti Milazim Krasniqi ka ngrit…

03.01.2026. 2 min čitanja

Krasniqi: Hapja e Urës së Ibrit varet nga KFOR-i, jo nga institucionet e Kosovës

Publicisti Milazim Krasniqi ka ngritur çështjen e sovranitetit të Kosovës, duke theksuar se hapja e Urës së Ibrit në Mitrovicë nuk varet nga institucionet vendore, por nga vendimi i KFOR-it.

Në një reagim publik, Krasniqi ka theksuar se, pavarësisht deklaratave të shpeshta politike për sovranitetin e plotë të vendit, realiteti kushtetues tregon një situatë tjetër.

“Sovraniteti po trumbetohet nga shumë njerëz, por mjafton të mbahet parasysh se Ura e Ibrit mund të hapet vetëm nëse lejon KFOR-i. Nëse KFOR-i nuk e lejon, ajo nuk mund të hapet assesi”, ka shkruar Krasniqi.

Ai i është referuar drejtpërdrejt nenit 153 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, i cili përcakton se mandati i Pranisë Ndërkombëtare Ushtarake është mbi institucionet e Kosovës.

Sipas këtij neni, Prania Ndërkombëtare Ushtarake, përfshirë KFOR-in, vepron në bazë të instrumenteve relevante ndërkombëtare, si Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Propozimi Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës i vitit 2007.

“Në përputhje me Kushtetutën, kryesuesi i Pranisë Ndërkombëtare Ushtarake është autoriteti final në zonën operative dhe asnjë autoritet i Republikës së Kosovës nuk ka juridikcion të rishikojë, të kufizojë apo të ndërhyjë në mandatin e KFOR-it”, thekson Krasniqi, duke cituar dispozitat kushtetuese.

Sipas tij, ky realitet juridik dëshmon se kompetencat e institucioneve të Kosovës janë të kufizuara në çështje të caktuara të sigurisë, pavarësisht diskursit politik për sovranitet të plotë.

Original Facebook objava