Botë

KQZ vendos për rinumërimin e 914 vendvotimeve nga zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)…

13.01.2026. 2 min čitanja

KQZ vendos për rinumërimin e 914 vendvotimeve nga zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim për rinumërimin e 914 vendvotimeve nga gjithsej 2,557, ku është zhvilluar procesi i votimit më 28 dhjetor 2025.

Ky vendim erdhi pas analizës së rezultateve dhe verifikimit të brendshëm të votave të kandidatëve në 2% të vendvotimeve, ku janë evidentuar mospërputhje mes numrit të votave të regjistruara në Qendrat Komunale të Numërimit dhe fletëvotimeve origjinale.

Sipas Sekretariatit të KQZ-së, më 10 janar 2026 janë shqyrtuar incizimet e kamerave të vendosura në tavolinat e numërimit, dhe janë evidentuar raste shqetësuese të mospërputhjeve. Deri më 12 janar janë verifikuar 33 vendvotime, duke konfirmuar nevojën për rinumërim më të gjerë.

Vendimi i KQZ-së parashikon:

Në 10 komuna (Dragash, Kaçanik, Leposaviq, Prizren, Skënderaj, Shtime, Ferizaj, Vushtrri, Mamushë dhe Ranillug) do të rinumërohen 100% e vendvotimeve.

Në 28 komuna të tjera, do të rinumërohen rreth 10% e vendvotimeve.

Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, bëri të ditur se nëse pas rinumërimit konfirmohen manipulime të mundshme me votat, KQZ do të procedojë organet kompetente kundër anëtarëve të ekipeve të numërimit që mund të jenë përfshirë.

Rinumërimi do të zhvillohet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve dhe pritet të fillojë më 13 janar 2026, në orën 18:00.

“Këshilli për Operacione Zgjedhore ka rekomanduar rinumërimin për të siguruar transparencë dhe saktësi të procesit, duke adresuar shmangiet e evidentuara gjatë verifikimit të rezultateve”, tha Radoniqi.

— Dragash Info

Original Facebook objava