Botë

KQZ: 27 komuna kanë përmbyllur numërimin, procesi vazhdon më 1 janar në 11 komuna Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ…

31.12.2025. 2 min čitanja

KQZ: 27 komuna kanë përmbyllur numërimin, procesi vazhdon më 1 janar në 11 komuna

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar për ecurinë e aktiviteteve në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN), duke bërë të ditur se deri më tani 27 komuna kanë përmbyllur plotësisht procesin e numërimit.

Komunat që kanë përfunduar aktivitetet janë: Mamushë (6), Shtërpcë (17), Junik (6), Hani i Elezit (11), Kllokot (8), Partesh (7), Mitrovicë e Veriut (22), Novobërdë (23), Zveçan (11), Viti (64), Zubin Potok (15), Ranillug (10), Dragash (57), Istog (62), Obiliq (33), Gllogoc (73), Deçan (51), Shtime (34), Klinë (63), Kamenicë (50), Fushë Kosovë (62), Leposaviq (25), Graçanicë (33), Vushtrri (95), Rahovec (78), Skënderaj (72) dhe Kaçanik (45).

(Në kllapa është numri i vendvotimeve të procesuara për secilën komunë).

KQZ bën të ditur se procesi i numërimit do të vazhdojë të martën, më 1 janar 2026, në orën 16:00, në 11 Qendra Komunale të Numërimit, përkatësisht në komunat: Prishtinë, Pejë, Prizren, Podujevë, Mitrovicë e Jugut, Gjakovë, Malishevë, Lipjan, Gjilan, Ferizaj dhe Suharekë.
Sipas të dhënave zyrtare, deri të mërkurën, më 31 dhjetor 2025, në orën 12:00, numri i përgjithshëm i vendvotimeve të procesuara nga të gjitha QKN-të ka arritur në mbi 1,900 nga gjithsej 2,557 vendvotime, që përfaqëson më shumë se 74 për qind të procesit të numërimit.

KQZ ka sqaruar se pas përfundimit të numërimit të çdo vendvotimi, të dhënat transmetohen në platformën zyrtare për rezultate. Ndërkohë, sot në mesditë, pas përfundimit të procedimit të kutive që janë aktualisht të hapura, procesi i numërimit do të ndërpritet përkohësisht dhe do të rifillojë më 1 janar 2026, në orën 16:00.

Original Facebook objava