Botë

KOSTT sqaron opinionin publik lidhur me raportin e përmendur në media Kompania Kosovare për Transmetim, Operim dhe Tr…

05.01.2026. 2 min čitanja

KOSTT sqaron opinionin publik lidhur me raportin e përmendur në media

Kompania Kosovare për Transmetim, Operim dhe Tregtim të Energjisë Elektrike (KOSTT) ka reaguar për të sqaruar opinionin publik lidhur me dokumentin e përmendur së fundmi në disa media.

Sipas KOSTT-it, dokumenti në fjalë është një dokument pune i brendshëm, i hartuar brenda mandatit të institucionit, me qëllim që të mbështesë Zyrën e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) në ushtrimin e përgjegjësive të saj ligjore.

KOSTT thekson se dokumenti ka natyrë informuese dhe përmban të dhëna dhe tregues relevantë për periudhën e analizuar, duke përshkruar funksionimin e tregut të shfrytëzimit të kapaciteteve ndërkufitare dhe sjelljen e palëve tregtare. Sipas sqarimit, në këtë dokument nuk nxirren konkluzione për manipulim të çmimeve apo të tregut të energjisë.

Duke pasur parasysh interpretimet e ndryshme të përmbajtjes së materialit në disa media, KOSTT ka konsideruar të domosdoshme sqarimin e natyrës së këtij dokumenti, me qëllim të informimit të saktë dhe objektiv të opinionit publik.

Po ashtu, KOSTT ka bërë të ditur se ka vënë në dispozicion të ZRRE-së të gjitha informatat dhe të dhënat relevante, për t’i shërbyer procesit të vlerësimit dhe hetimit nga institucionet përgjegjëse, duke theksuar se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Institucioni ka ritheksuar angazhimin për ruajtjen e standardeve më të larta të transparencës, integritetit të tregut, si dhe për mbrojtjen e interesit publik dhe sigurinë e furnizimit me energji elektrike.

— Dragash Info

Original Facebook objava