Sport

Kosova një hap larg Botërorit – Veldin Hoxha shkruan histori për Gorën dhe Dragashin

26.03.2026. 2 min čitanja

Kosova një hap larg Botërorit – Veldin Hoxha shkruan histori për Gorën dhe Dragashin width= width= width= width= width= width= width= Përfaqësuesja e Kosovës ka arritur një fitore spektakolare ndaj Sllovakisë me rezultat 4:3, duke siguruar kualifikimin në finalen e play-off-it për Kampionatin Botëror dhe duke u afruar vetëm një hap larg një arritjeje historike. Ndeshja u karakterizua nga emocione të shumta dhe përmbysje rezultati, por ajo që e bëri këtë përballje edhe më të veçantë ishte goli i parë i Kosovës, i realizuar nga Veldin Hoxha. Me këtë gol, Hoxha hyn në histori si lojtari i parë nga treva e Gorës që shënon për Përfaqësuesen A të Kosovës, duke u bërë njëkohësisht edhe futbollisti i parë nga kjo zonë që përfaqëson Kosovën në nivelin më të lartë. Veldin Hoxha është me origjinë nga fshati Restelicë, pjesë e trevës së Gorës në Komunën e Dragashit – një zonë që tashmë me krenari sheh një nga bijtë e saj duke shkruar histori në arenën ndërkombëtare. I lindur në vitin 2002 në Rijeka, Hoxha e ka nisur karrierën e tij futbollistike në Kroaci, ndërsa aktualisht është pjesë e klubit Rubin Kazan. Pavarësisht se është rritur jashtë Kosovës, ai nuk ka harruar rrënjët e tij, duke i dhënë kështu një dimension të veçantë suksesit të tij. Kosova do të përballet të martën, më 31 mars, me Turqinë, në një ndeshje vendimtare ku fituesi do të sigurojë kualifikimin në Kampionatin Botëror. Ky sukses i Kosovës dhe arritja historike e Veldin Hoxhës përbëjnë një moment krenarie jo vetëm për sportin kosovar, por edhe për Gorën dhe Komunën e Dragashit. — Dragash Info